Arbëri

10 moshatarë të Pavarësisë vizitojnë Skenderajn

Komuna e Skenderajt po vazhdon shënimin e përvjetorit të pavarësisë me shumë aktivitete.

Sipas njoftimit, Komuna e Skenderajt pret 10 fëmijët e lindur më datën 17 shkurt të vitit 2008, pastaj do të ketë takim me njeriun më të moshuar në Komunën e Skenderajt, por nuk do të mungojnë as aktivitetet në futboll.

Kurse, nesër do të bëhen homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar “Adem Jashari”, pastaj homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe seancë solemne e Kuvendit Komunal të Skenderajt.