Arbëri

Ahmeti: Me kërcënime e dhunë nuk na ndalin

Descriptive Text

Ndaj sulmit fizik që iu bë mbrëmë aktivistit të Vetëvendosjes, Agron Kabashi ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kërcënime e dhunë nuk iu ndërrojnë mendjen e as që i ndalin ata që nuk pajtohen me qëndrimet e Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin. Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”, ka shkruar Ahmeti.