Arbëri

Kryeministri i Malit të Zi pritet me nderime të larta shtetërore

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është pritur me nderimet më të larta shtetërore në vizitën e tij në Prishtinë.

Për ta nderuar kryeministrin malazez është rreshtuar Garda e FSK-së ndërsa janë intonuar dy himnet.

Markoviq kishte paralajmëruar vizitë për javën e shkuar, por ajo u anulua për shkak të pamundësisë të aterrimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si pasojë e mjegullës së madhe.

Bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të jetë temë diskutimi mes tij dhe krerëve kosovarë.