Mungesa e parakalimit të FSK-së u vërejt edhe nga të huajt që erdhën për të parë festën e Kosovës

17 shkurt 2017 19:02

Mos-parakalimi i FSK-së në sheshet e Prishtinës, u ka rënë në sy edhe vizitorëve të ardhur nga shtetet e huaja.

Avokatja Camille Guerra nga San Diego, ka ardhur për herë të dytë në Kosovë, për të parë se si po festohet përvjetori i pavarësisë.

Ajo ka pritur ta shohë ‘parakalimin e ushtrisë së Kosovës’.

Ndërsa, ka shtuar se shteti i Kosovës që nga pavarësimi, ka shënuar shumë përparim.

Ndërkohë, aktivitetet shtetërore si çdo vit edhe kësaj radhe kanë nisur me homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, dhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se në ditë të rëndësishme si kjo, gjithherë do të kujtohen njerëzit që dhanë jetën për shtetin e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme