Haradinaj e bën edhe “Dukagjinin” me autostradë

Haradinaj e bën edhe “Dukagjinin” me autostradë

14 shkurt 2018 06:45

Qeveria Haradinaj të martën ka aprovuar vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues ndërministror për autostradën e “Dukagjinit”, e cila pritet që të fillojë së ndërtuari në fillim të vitit 2019, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo autostradë do ta ketë gjatësinë 91 kilometra dhe do t’i lidhë Istogun, Deçanin, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Për këtë autostradë kohë më parë ishte kërkuar që të ndahen 80 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se do të fillojnë me veprimet konkrete për të mundësuar që të jetësohet ky projekt, të cilin e ka quajtur më të madhin në vend që lidhë të gjithë Dukagjinin me pikën kufitare Morinë.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Filani14/02/2018 13:52

E bon veten milioner!

Shto koment

Të ngjashme