Problemet shëndetësore të Azem Sylës shtyjnë gjykimin në rastin “Toka”

Problemet shëndetësore të Azem Sylës shtyjnë gjykimin në rastin “Toka”

14 shkurt 2018 06:30

Azem Syla nuk është paraqitur të martën në Gjykatë. Ai nga paraburgimi është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, gjykimi është shtyrë. Është marrë vendim që të vlerësohet gjendja e Sylës në përgjithësi dhe të analizohet nëse do ta kthejnë në paraburgim ose jo.

Sylës duket se i është përkeqësuar shëndeti një ditë pasi Gjykata ka marrë vendim që t`ia vazhdojë masën e paraburgimit edhe për një muaj.

Ish-deputeti i PDK-së, së bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, janë në mesin e 39 të akuzuarve për krim të organizuar në rastin “Toka”.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme