Pozita dhe opozita shqiptare me deklaratë të përbashkët për integrimin europian

Pozita dhe opozita shqiptare me deklaratë të përbashkët për integrimin europian

13 shkurt 2018 23:09

Qeveria dhe opozita nënshkruan një deklaratë të përbashkët në fund të takimit të 12-të të Komitetit të Stabilim Asociimit me Bashkimin Europian.

Të dyja palët së bashku kërkojNë hapjen e negociatave dhe caktimin e një date nisje për to.

Përfaqësuesit socialistë dhe demokratë u shprehën optimistë për integrimin europian të vendit.

Në deklaratën e përbashkët u përfshinë disa nga shqetësimet e opozitës, si shitblerja e votës dhe hetimi i politikanëve të lartë.

Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilzim Asociimit u zhvillua në mjediset e parlamentit në Tiranë për të diskutuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it mbi proceset zgjedhore dhe një seri temash të tjera

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian, Monica Macovei, tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme dhe duhen kryer para zgjedhjeve.

Sipas saj, zgjedhjet e kaluara nuk ishin më të këqijat por ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të rëndësishme.

“Bashkëpunimi duhet të vijë nga të gjithë dhe keni përpara disa rekomandime që duhet t’i përmbushni. Pavarëisht se kush është në maxhorancë apo në opozitë, që t’i shërbeni vendit duhet të kuptoni që korrupsioni çon në varfëri” - tha zonja Macovei.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Oerd Bylykbashi tha se problemi kryesor i Shqipërisë sot është shitblerja e votave.

“Burimi kryesor për blerjen e votave janë paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni qeveritar. Raporti i OSBE/ ODIHR përmendi 13 herë dukurinë e blerjes së votave. Një studim i BE-së zbuloi se 20 për qind e të anketuarve shqiptarë iu ofruan para dhe mallra në këmbim të votës” - tha zoti Bylykbashi.

Megjithatë, ai theksoi se mirëkuptimi për reformën është jetik për suksesin e saj.

Përfaqësues të Partisë Socialiste pohuan në takim se zgjedhjet e fundit ishin më të mirat në 27 vite, ndonëse nuk ishin pefekte.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se zgjedhjet ishin më të çliruara nga pesha e traditës negative të zgjedhjeve.

“SHBA dhe BE meritojnë mirënjohje për marrëveshjen e 18 majit dhe për qeverinë teknike. Falë asaj marrëveshje, patëm zgjedhjet më të qeta dhe më të patrazuara se kurrë më parë, qoftë nga retorika, qoftë nga ndikimi I partive” - tha zoti Shalsi.

Ai theksoi se janë të gjitha mundësitë për të përmirësuar proceset zgjedhore dhe për këtë janë gati detrat dhe rekomandimet e OSBE-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme