Sejdiu i gatshëm të udhëheq me LDK-në

Sejdiu i gatshëm të udhëheq me LDK-në

13 shkurt 2018 21:30

Ndonëse tani vetëm shpirtërisht në LDK, Fatmir Sejdiu thotë se ende ka forcë dhe është i gatshëm që të jetë madje edhe në krye të partisë.

Ai thotë se partia nuk duhet të thirret në fitore sepse realisht nuk është ashtu.

“Kanë humb qytete të rëndësishme, Prishtina sërish, Ferizajn, Therrandën që ka qenë tradicionale për LDK-në, është mbajtë Peja dhe mirë që është mbajt dhe disa qendra të tjera falë një ndihme shumë të fuqishme që ata nuk janë falemnderues për këtë”, ka thënë ai.

Sejdiu thotë se i ka ndihmuar partisë në zgjedhjet e fundit dhe është i gatshëm që të vazhdoj ta bëj këtë.

Madje i pyetur nëse është i gatshëm edhe që të jetë në krye të partisë ai u përgjigj se “kam energji ende dhe jam në shtëpinë time, nuk kam ndonjë problem”.

 

 


Sejdiu ia kujton LDK-së ato që ia kishte thënë po ju dalin të vërteta 

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se si pasojë e mospajtimeve ka hequr dorë nga pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës mirëpo kjo nuk e ndal atë që të jetë edhe më tutje pjesë e saj. Ai në një intervistë për Rubikon foli për mosmarrëveshjet që kishte.

“Fatkeqësisht shumë prej atyre që i kam thënë kanë ndodhur në praktikë, kam dhënë kontributin tim aq sa kam mundur, jam në njëfarë mënyre argat i vizionit politik në çdo kohë”, ka thënë ai.

“Kam dhënë dorëheqje nga këshilli i përgjithshëm dhe nga kryetari i nderit të partisë sepse keqpërdorej. Në këshillin e përgjithshëm isha zëri i vetëm që kisha qëndrimin tjetër dhe fatkeqësisht kanë dal ato që ua kam thënë herën e fundit”, shtoi Sejdiu.

 

 


Si u anashkalua gatishmëria e Sejdiut

Fatmir Sejdiu që nga përfundimi i mandatit të tij në presidencë kishte shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në procese nëpër të cilat po kalon vendi duke përmendur edhe Ekipin e Unitetit për dialogun me Serbinë.

Mirëpo asnjë nga liderët nuk e morën parasysh.

“Nuk dua t’i fajësoj, mbase i kanë pasur problemet e qarta”, tha ai.

Sejdiu kujton të vetmin rast ku iu kërkua kjo ndihmë.

“Kur ishte ajo ideja për formimin e një trupi për pajtimin qytetar ku ishin edhe ambasadorë tjerë të vendeve të fuqishme dhe njerëz nga shoqëria civile”, përfundoi ai.

 

 


Sejdiu shpjegon nëse mund të evitohej fusnota 

“Më shumë nuk e kuptoj rrugën deri aty”, ka thënë Fatmir Sejdiu i pyetur nëse mund të evitohej fusnota përmes secilës u fuqizua Rezoluta 12-44. Ish-presidenti i Kosovës në një intervistë për Rubikon kujton “tri pikat e para të 2005-shit” nga Grupi i Kontaktit.

“Jo kthim i Kosovës në gjendjen e 99-shit, jo bashkangjitja e Kosovës me vende të tjera dhe jo ndryshim i kufijve”, thekson Fatmir Sejdiu.

Me këto pika ishte pajtuar edhe Federata Ruse si pjesë e Grupit të Kontaktit.

“Është shumë me esencë që kjo punë të shqyrtohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Grupi i Kontaktit janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata Ruse.

Ndërsa, fusnota, i ishte vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshje të arritur me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

 

 


Fatmir Sejdiu flet për dialogun me Serbinë, idetë e sotme i kishte thënë në fillim të procesit 

Kërkesa për riformatizim të dialogut me Serbinë e kthen prapa në kohë ish-presidentin, Fatmir Sejdiu. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se ishte ideja e tij përfshirja e Shteteve të Bashkuara.

Madje, këtë ai e kishte thënë që në fillim të procesit dhe sipas tij, atëherë ishte paragjykuar e ia kishin zënë për të madhe mirëpo tash është kjo që kërkohet.

“Në njëfarë mënyre barrën e mori BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën anash, insistimi im ka qenë që Shtetet e Bashkuara të jenë partner në këtë proces”, ka thënë ai.

Dhe si pasojë në tërë këtë periudhë, Sejdiu përmend edhe tendencën e vazhdueshme serbe

“E para është një lojë e vazhdueshme e Serbisë me tendencën e kompromitimit të procesit, edhe procesit të mëhershëm... Pikërisht me mbajtjen pezull të vendeve të shumta se cështja e Kosovës nuk ka përfunduar”, ka thënë ai.

Ish-presidenti thotë se këto vende të cilat kanë mbetur pa e njohur Kosovën nuk nxitojnë dhe presin përfundimet e dialogut.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Iliri14/02/2018 14:09

Ky, plaku, vertete eshte ne gjume te thelle, apo s'i punon me truri. Mendon se, LDK-ja ka mbete ne dore te nje njeriu / plak, kur ka aq shume djem é vajza, te afte e te shkolluar.

Shto koment

Të ngjashme