Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës

Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës

13 shkurt 2018 21:29

Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth paqartësive të krijuara rreth vendosjes së flamurit shtetëror “Te Rrethi” dhe heqjes atij kombëtar.

Koha.net raporton se pas heqjes së flamurit kombëtar, është vjedhur ai shtetëror dhe tani autoritetet janë në pritje të një flamuri të ri për vendosjen në shtizën “Te Rrethi”.

Haradinaj ka thënë se vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë.

“Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë”, ka shkruar Haradinaj.

“Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike”, ka shtuar ai.

“Të dashur qytetarë, ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shatri14/02/2018 14:09

Me kete vetem po i perfundoni Kushtet Listes Srpska dhe Beogradit

Shto koment

Të ngjashme