Në mars fillojnë punimet për autostradën Prishtinë- Gjilan

Në mars fillojnë punimet për autostradën Prishtinë- Gjilan

13 shkurt 2018 22:33

88 milionë euro pritet t’i kushtojë buxhetit të vendit ndërtimi i autostradës së tretë që do të lidhë Prishtinën me Gjilanin. Punimet pritet të nisin në marsin e këtij viti dhe do të zgjasin 30 muaj, raporton KTV.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se emrat e kompanive dhe e gjithë përmbajtja e kontratës do të jetë e qasshme për publikun.

Lekaj nuk është pajtuar me konstatimet e kryetarit të Gjilanit, ndërsa ka thënë se ka pasur tendenca për ndryshim të trasesë së autostradës, por pa dhënë detaje.

Ndërsa, zëvendësministri Rexhep Kadriu ka thënë se pjesa dërrmuese e autostradës do të kalojë nëpër toka shoqërore, kurse pjesa e mbetur në buxhetin e paraparë prej 38 milionë eurosh do të përdoret për vazhdimin e autostradës deri në Konçul. Tenderi i parë i autostradës ishte kthyer në rishqyrtim nga OSHP-ja, për shkak të ankesave të shumta të kompanive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme