Mungesa e Sylës shtyn procesin në rastin “Toka”

Mungesa e Sylës shtyn procesin në rastin “Toka”

13 shkurt 2018 21:31

Mungesa e Azem Sylës ka bërë që seanca ndaj tij dhe grupit prej 22 të akuzuarish në rastin “Toka” të shtyhet, raporton KTV .

Fillimisht, seanca u shty për 45 minuta, derisa u përkthyen dokumentet nga spitali ku Syla ishte shtrirë.

Kryetari i trupit gjykues, Petko Petkov, u kthye i vetëm për të kumtuar shtyrjen, derisa shtoi se gjendja e Sylës mund të vërtetohet edhe nga ndonjë mjek ndërkombëtar. Ndërkaq, mediave u është kufizuar xhirimi i këtij rasti, duke e kufizuar atë tash e tutje në vetëm 15 minuta.

Një vendim të tillë, gjyqtari Petkov e ka arsyetuar me respektimin e të drejtës së privatësisë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme