Arbëri

Kundër dhe për Flamurin Shtetëror e Kombëtar “Te Rrethi”

Në hyrje të Prishtinës po vazhdon të qëndrojë flamuri kuq e zi, raporton KTV .

Por ai mund të largohet, pasi këtë e ka urdhëruar kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se aty duhet të vendoset flamuri shtetëror.

Të hënën shumë qytetarë, nëpërmjet rrjeteve sociale, bënë thirrje që të dalin në mbrojtje të flamurit kombëtar në rast të largimit të tij.

Disa nga ta kishin dalë të martën të gatshëm për të mos e lejuar një gjë të tillë. Qytetarë tjerë janë të mendimit që duhet të jenë të vendosur të dy flamujt.

Por gjithë debatin rreth kësaj çështjeje e sheh si të panevojshëm dhe banal analisti Imer Mushkolaj.

Sipas tij, flamuri i Kosovës është simbol i shtetit dhe si i tillë do të duhej të respektohej. Flamuri i Kosovës pritet që brenda dy ditësh të vendoset në hyrje të kryeqytetit.