Si mund të humbin 75 milionë euro nga BE-ja, sipas opozitës

Si mund të humbin 75 milionë euro nga BE-ja, sipas opozitës

13 shkurt 2018 19:06

Opozita kërkon hetim parlamentar për emërimet politike në administratë, pasi thotë se rrezikohet të humbin 75 milionë euro nga BE-ja, për shkak të mospërmbushjes së reformës në administratë publike, raporton KTV .

Deputetja Kusari Lila ka thënë se Kosova është duke rrezikuar humbjen e 75 milionë eurove, asistencë nga Bashkimi Evropian, si rrjedhojë e mospërmbushjes së obligimeve për reformë të administratës publike.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, është shtyrë përsëri interpelanca për rritje pagash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme