Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit

Në 10–vjetorin e Pavarësisë, Flamuri i Kosovës në shtëpinë e Demaçit

13 shkurt 2018 18:03

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vizituar në shtëpinë e tij, veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin.

Veseli ka shkruar në Facebook se as ‘Askush më shumë prej të gjallëve sesa Adem Demaçi nuk bart mbi supe sakrificën në rrugën për liri dhe pavarësi’.

“Një pjesë e historisë së Kosovës është historia e jetës së tij. Një takim emocional me Bacën Adem, në konakun e tij, për ta falënderuar dhe për t’ia uruar 10-vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dini4514/02/2018 14:13

Ai nuk duhet te quhet "baca Adem", zoti Veseli. E ka titullin te cilin Organet me te larta te shtetit te Kosoves ia ndane dhe ai quhet "Nderi i Kombit" Pra, "Nderi i Kombit", zotriu Adem Demaci. E cuditshme kjo, se sa veshtire e shprehim fjalen "zotri" sic veprojne e gjithe bota e demokracise qytetare. Prore edhe ne jeten e perditeshme nga qytetare te rendomte degjohen keto lloj shprehjesh bac/e/. bal, abej e keshtu me radhe... Te tjera shprehje qe, poashtu, me duket se jane specie e sistemit te kaluar jane: ne vene te thuhet "bashkeshortja", ne te shumten e rasteve degjohet, "shoqja"... Ne vend qe te degjojme fjalen "...mik-u", tingllon jashte mode, fjala "shok-u"...

Shto koment

Të ngjashme