Meridian Express merr mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës Artikulli i Sponsorizuar

Meridian Express merr mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

13 shkurt 2018 17:29

Prishtinë, 13 shkurt 2018 – Rrjeti më i madh i marketeve të lagjes Meridian Express sot ka njoftuar se është shpërblyer si njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj të ekonomisë së Kosovës, përkatësisht njëra nga kompanitë Kosovare që ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Panairi i prodhimeve vendore dhe forumi ekonomik “10 vjetori I Pavarësisë Ekonomike të Kosovës, është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte I pranishëm edhe Presidenti I Republikës së Kosovës, SHTZ Hashim Thaçi.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet tona me Meridian Express, të cilat po kulmojnë dhe vlerësohen pikërisht në 10 vjetorin e shtetësisë sonë. Është privilegj i madh të marrim vlerësimin si biznes që ndihmon zhvillimin ekonomik të shtetit. Për 5 vite ne kemi arritur të shndërrohemi në shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës, të punësojmë qindra njerëz anembanë vendit si dhe të jemi ndër tatimpaguesit më të rëndësishëm në vend. Ky është një sukses të cilit i janë gëzuar të gjithë, sepse me rritjen tonë ne po arrijmë të ndikojmë pozitivisht në zhvillimin e vendit tonë. Për vitet që po vijnë, ne mbesim të përkushtuar të bëjmë shumë herë më shumë, prandaj jemi të bindur që e ardhmja e ekonomisë tonë do të jetë e ndritshme” ka thënë Agon Gashi, drejtor ekzekutiv në Meridian Express.

Për më shumë, Meridian vazhdon të shërbejë si modeli më i mirë i një biznesi etik, korrekt dhe inovatore në Kosovë, ndërsa me zbatimin e praktikave më të mira në të bërit biznes, kompania ka arritur që të vendosë standarde të reja të afarizmit në gjithë tregun e Kosovës.

(Artikull i sponzorizuar nga Meridian Express)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme