Arbëri

Haradinaj jep urdhër për vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot gjatë ditës, ka thënë se ka dhënë detyrë për vendosjen e flamurit të Kosovës “Te Rrethi” në hyrje të Prishtinës.

“Sot kam dhënë detyrë që flamuri shtetëror të vendoset tek rrethi”, ka thënë Haradinaj.

Ishte paralajmëruar se flamurii Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar I cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Por as sot flamuri shtetëror nuk u vendos. Kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri ka thënë se kjo është punë e Këshillit Organizativ që i bie se janë nga presidenca, transmeton kp.

E këta të fundit njoftojnë se kjo nuk është punë e tyre por e Qeverisë, konkretisht e Protokollit shtetëror.

Askush nga MPJ nuk e ka pasur idenë se kur do të vendoset flamuri shtetëror.

Mos vendosja e flamurit ka shkaktuar polemika në media, shoqëri civile por edhe parti politike.