Arbëri

Lekaj tregon sa do të kushtojë dhe kur do të përfundojë autostrada për Gjilan

Descriptive Text

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një konferencë për media, ka treguar detaje në lidhje me autostradën për në Gjilan.

Ai tha se buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 88 milionë euro ndërtimi i kësaj autostrade.

“Ajo do të jetë e gjatë 22.3 kilometra. Punimet do të nisin në mars dhe afati i punimeve do të jetë 30 muaj. Pjesa e parave të mbetura nga 126 milionë sa kanë qenë në buxhet do të shkojnë për vazhdimin e saj deri në Konçul”, ka thënë Lekaj në këtë konferencë, raporton KTV.

Ai tha se janë 8 operatorë që janë përzgjedhur për t’i kryer punimet, ndërsa theksoi se kontrata pritet shume shpejt të behet publike e tëra.

{gallery}