PD-ja e Aganit bënë homazhe te Rugova, Jasharët e Haradinajt

PD-ja e Aganit bënë homazhe te Rugova, Jasharët e Haradinajt

17 shkurt 2017 18:39

Një delegacion i Partisë së Drejtësisë, në krye me kryetarin Ferid Agani, me rastin e 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Me këtë rast i pari i PD-së, ka vizituar edhe Kullën e Jasharajve, ku u prit nga Murat Jashari, të cilit i uroi festën e Pavarësisë duke vlerësuar lart kontributin e kësaj familje dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Më lejoni që në emrin tim dhe të anëtarëve të PD-së t’ua uroj ditën e Pavarësisë duke u lutur për familjen Jashari dhe për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

Delegacioni i PD-së në mëngjesin e së premtes bëri homazhe edhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

ImageImageImage

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme