Kosova e Re do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Kosova e Re do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit

13 shkurt 2018 13:45

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se ‘Kosova e Re’ është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm që do të zëvendësojë ‘Kosovën A’, dhe do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Këtë deklaratë Lluka e ka thënë në manifestimin që Oda Ekonomike e Kosovës e ka organizuar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Sektori energjetik do të sjellë në 5 vitet e ardhshme kapacitete të mëdha për furnizim të energjisë të rregullt në vend”, tha Lluka, raporton KP.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se sfidat kryesore në këtë dhjetë vjetor të Pavarësisë është papunësia dhe deficiti tregtar.

“Këto janë dy sfidat kryesore që po e përcjellin Kosovën në këto dhjetë vjet pavarësi të Kosovës. BQK do të jetë e angazhuar në vazhdimësi për zhvillimin ekonomik, për sektorin financiar”, ka thënë Mehmeti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme