Haradinaj: Rruga e shtetndërtimit slloven, model për Kosovën

Haradinaj: Rruga e shtetndërtimit slloven, model për Kosovën

13 shkurt 2018 13:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Sllovenia është shembull për ndërtimin e shtetit modern.

Këtë deklaratë, Haradinaj e dha pas takimit me kryetarin slloven Borut Pahor.

“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme