Pacolli do t’i adresohet me fjalim takimit të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

Pacolli do t’i adresohet me fjalim takimit të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

13 shkurt 2018 11:58

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë dhe do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt.

Ky takim ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet e shteteve anëtare në përballjen e tyre me kërcënimet terroriste, jo vetëm në Siri dhe Irak, mirëpo gjithashtu në gjithë botën.

Konferenca do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuwait-it, Sheikh Sabah Al-KhaledAl-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

Në margjina të këtij takimi, Pacolli është takuar me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin Amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshijnë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuwait, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.

Qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej 100,000 dollarë për koalicionin anti-ISIS.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme