SBASHK-u, thirrje nxënësve: Nesër mos shkoni në shkollë në orët e para të mësimit Foto: Koha / ilustrim

SBASHK-u, thirrje nxënësve: Nesër mos shkoni në shkollë në orët e para të mësimit

13 shkurt 2018 11:45

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, përmes një komunikate për media, u ka bërë thirrje nxënësve që nesër në orën e parë, në të dyja ndërrimet, mos të shkojnë në shkollë.

Këtë vendim SBASHK-u e ka marr pasi që, siç thonë ata, Qeveria e Kosovës nuk e mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe apelojmë që të mërkurën, më 14 shkurt, nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon, atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt, nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë. Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre shkollash, apo pa mësimdhënësit në klasë, do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

agron14/02/2018 14:14

Mire eshte shume kjo thirrje, duhet vazhduar edhe ma shume greven derisa kjo kaste kriminele qe e shte ne qeveri te largohet ose te plotesoje kerkesat mesimdhenesve.

Selamiu13/02/2018 14:01

Turp per ju, cfare thirrje beni. Shkoni ne klase, JENI TE OBLIGUAR, por nese doni greve mos zhvilloni ore mesimi, por se paku qendroni ne klasat tuaja e mos i lini femijet ne rruge. Ka mundesi qe dikush te ju padise. Femijet si gjithmone po keqperdoren.

Visar13/02/2018 14:01

Nxenesit nuk jane anetare te Sindikates. Thirrjet ju drejtohen anetarve-mesimdhenesve. Keni pask respekt per nxenesit, mos i perdorni.

Shto koment

Të ngjashme