Arbëri

Pahor këshillon Kosovën: Zgjidheni problemin me kufirin që të bëheni pjesë e BE-së

Descriptive Text

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ashtu sikurse sllovenët e edhe kosovarët e kanë themeluar shtetin e pavarur.

“Në këtë aspekt kam ardhur në Kosovë si një mik i shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve dhe si një mik i të gjitha kombësive të tjera që jetojnë në Kosovë. Është tejet e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës që t’i ruaj dhe fuqizoj të drejtat e komuniteteve. Pavarësisht problemeve është në rrugën e saj që t’i përmirësoj marrëdhëniet me fqinjët e saj”, citon KP presidentin slloven, Borut Pahor.

Ai tha se i mbështet përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë që t’i zgjedhin problemet e hapura përmes negociatave të mbështetura nga BE-ja.

“Është e rëndësishme që të zgjidhen problemet dhe të thellohet bashkëpunimi i përgjithshëm. Po i jap vetes të drejtë që t’iu them vazhdoni dialogun dhe zbatoni problemet. Jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të dy vendeve por edhe krijimin e një klime të mirë për tërë rajonin, në mënyrë që të bindet BE-ja që edhe këto vende duhet të jenë pjesë e BE-së. Unë në përgjithësi e mbështes strategjinë e BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit perëndimor dhe kërkesën për zgjidhjen e kufijve me fqinjët”, tha Pahor.

Ai ka inkurajuar që ta zgjedhin problemin me kufirin me Malin e Zi në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së.

“Dhe për këtë Sllovenia do t’iu ndihmojë. Përgjegjësi e BE-së është që të na hap dyert, mirëpo ne jemi përgjegjës për krijimin e bashkëpunimit. Është një detyrë e vështirë, por në fund njerëzit tanë shpërblehen. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë”, tha Pahor.

Presidenti i Sllovenisë ka ardhur dje në Kosovë ku është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.