Arbëri

Lista e prioriteteve zhvillimore të Kosovës, zbërthehet në aktivitete të detajuara

Prishtinë, 23 mars - Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt sot takimi i katërt me radhë i Komisionit për Planifikim Strategjik.

Kryeministri Mustafa në fillim të takimit theksoi se Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016 -2021 paraqet prioritetet më të larta të Qeverisë së Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, të orientuar nga agjenda zhvillimore drejt integrimeve evropiane në të gjitha fushat.

Gjatë takimit ai tha po ashtu se udhërrëfyesi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, i prezantuar sot, paraqet përkthimin e listës së prioriteteve, të planifikuara nga kjo Strategji, në aktivitete më të detajuara.

Me këtë udhërrëfyes mundësohet, po ashtu, krijimi i sinergjive ndërmjet nismave të ndryshme, parandalimi i proceseve të dyfishta institucionale, efiçiencë më e lartë e punës, orientimi i përkrahjes nga partnerët zhvillimorë, si dhe vendosja e një boshti të fuqishëm orientues për institucionet e Kosovës dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve. Gjithashtu, ky udhërrëfyes do të jetë një instrument i rëndësishëm i cili do të ndihmojë orientimin e burimeve financiare, nëpërmjet Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, sipas politikave prioritare të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, duke i fokusuar në këtë mënyrë burimet financiare sipas prioriteteve kombëtare për pesë vitet e ardhshme.

Në kuadër të pikës së dytë të takimit u diskutua për Konsolidimin e Planifikimit Strategjik.

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkërendim me SIGMA-n, ka bërë identifikimin e mangësive në procesin e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërlidhjes së tyre me proceset tjera planifikuese dhe kornizën buxhetore. Si pjesë e konsolidimit të kornizës së planifikimit strategjik, propozohen veprimet që duhet të ndërmerren për adresimin e fluksit të madh të dokumenteve strategjike dhe ndërlidhjes së tyre.

Pika e tretë e rendit të ditës ishte Deklarata e Prioriteteve Afatmesme 2018-2020 e cila i paraprinë procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme 2018-2020. Kjo Deklaratë bazohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), Agjendën e Reformave Ekonomike (ARE), Programin e Reformave Ekonomike (PRE),