Arbëri

Moti këto ditë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.

Sipas IHK-së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore. Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.