K.A. nga Pestova e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë.
Kallxo.com mëson se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto burime kanë bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.
Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.
Të dhënat e Policisë tregojnë se në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.