Prokurorja speciale e Maqedonisë , Katica Janeva, gjatë një konference për media, ka prezantuar sot lëndë të reja.
“Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e Financave kanë lejuar ministritë dhe të tjerët që të punojnë në mënyrë joligjore duke ju mundësuar personave përfitime materiale. Në cilën mënyrë është bërë larja e parave në buxhetin e RM-së dhe si këto mjete kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të pushtetit. Ky është vetëm fillimi i këtyre hetimeve, më pas ky hetim do të zgjerohet. Inkurajoj të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë me PSP-në. Këto hetime financiare janë komplekse, dhe nevojitet një periudhë e gjatë për të ardhur deri tek një vendim konkret”, deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale, transmeton Alsat-m.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJaneva ka kërkuar nga Kuvendi që të mundësojë vazhdimin e mandatit të PSP-së me qëllim që të mund t’i kryejnë të gjitha hetimet.
Tabela, 300, Total dhe Tifani janë katër lëndët e reja të Prokurorisë Speciale.
“Hetimi i parë nën emrin “Tabela”, ka të bëj me një drejtor, Rexho Rushit Zajazi, nga fshati Zajaz, i dyshuari si person zyrtar ka shfrytëzuar kompetencat dhe ka mundësuar të mira materiale për një person fizik, Bau Prof-Kiçevo, 200 mijë euro.
Hetimi i dytë nën emrin e koduar 300, dyshohet ndihmës ministër bëhet fjalë për 300 makina, me keqpërdorimin e pozitës së tij ka dëmtuar buxhetin e RM-së për 453 570 euro. Nga dëshmitë del se i dyshuari ka pranuar ofertën nga komisioni për furnizime publike edhe pse ai mirë e ka ditur se cila ka qenë oferta më e mirë.
Hetimi i tret “Total”, fshehje tatime. Ekziston dyshime se personi për t’ju shmangur tatimit në llogarit përfundimtare ka dhënë dëshmi të rrejshme. Kështu që iu kanë shmangur tatimit në vlerë 121 414 euro
Hetimi i katërt “Tifany” vepër penale për fshehje tatimi, është kryer nga personi fizik Smart Centar. E dyshuara për tatimet në vitet e fundit që t’i shmangen pagesës së tatimit në llogarit përfundimtare kanë dhënë dëshmi të rrejshme iu kanë shmangur tatimit në vlerë prej 37 634 euro, ndërsa iu ka shmangur tatimit në vlerë prej 16 924 euro”, tha Fetai.
Sipas dëshmive, për nevojat e personave fizik, është blerë veshje e brendshme, këpucë dhe gardërobë tjetër.
Ndërkohë disa media në shenjë revolte bojkotuan konferencën duke mos e filmuar atë, nën arsyetimin se PSP-ja ka kryer hetime në disa media. Gjë që u demantua nga PSP-ja. Prokurorja Lençe Ristevska ta se ato nuk po hetojnë mbi ndonjë medium të caktuar madje ajo theksoi se të gjitha lëndët e tyre janë të hapura për publikun.
“PSP-ja punon në interes të qytetarëve të RM-së. Të gjithë për ne janë të barabartë. Në këtë drejtim do të theksoj se asnjë medium nuk është nën hetim, siç e dini kemi hetime të hapura dhe e dini se nuk ka hetime ndaj asnjë medie. I demantojmë të gjitha spekulimet se ne kryejmë presion ndaj ndonjë medie”, deklaroi Lençe Ristevska.