Arbëri

Pacolli thotë se wikipedianët e Kosovës janë Ambasadorë digjitalë të këtij vendi

Descriptive Text

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, sot ka vizituar wikipedianët e rinj të Kosovës, të cilët i ka falënderuar për punën që bëjnë dhe kështu kanë arritur që me rreth 600 artikuj ta pasurojnë Wikipedian për Kosovën.

Ka thënë se ata janë Ambasadorët digjitalë të Kosovës.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Ishte vërtetë ndjenjë e veçantë t’i vizitojë wikipedianët e rinj, që me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, për dy vikende radhazi e pasuruan enciklopedian wikipedia për Kosovën me rreth 600 artikuj, faqe e kategori dhe bënë rreth 5000 redaktime.

Ata janë Ambasadorët digjitalë të vendit tonë. Ata po e promovojnë imazhin e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë.

Falënderoj Ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean Hubert Lebet, që na u bashkua në këtë ngjarje. Falënderoj po ashtu wikipedianët nga Evropa, që gjetën kohë të japin kontribut të rëndësishëm. Ministria do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat të tilla edhe në të ardhmen.