Arbëri

Borë e shi në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa do të ketë reshje të borës e shiut.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.