Pacolli publikon fotografi të rrallë, thotë se më 1990 oda e tij ishte qendër e lëvizjes rugoviane

Pacolli publikon fotografi të rrallë, thotë se më 1990 oda e tij ishte qendër e lëvizjes rugoviane

10 shkurt 2018 18:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në vitin 1990, oda e tij ishte një nga qendrat e lëvizjes rugoviane.

“Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqeve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë”, tha Pacolli në postimin e tij.

Kryediplomati kosovar bëri me dije po ashtu se babai i tij, tashmë i ndjerë, “ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës”.

“E kujtoj me mall këtë fotografi”, shkroi Pacolli në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme