Arbëri

Pjesëmarrja e Tahirit në Lojërat Olimpike është fitore për Kosovën, thotë Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar ekipin olimpik të Kosovës i cili po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchangut të Koresë Jugore.

Me këtë rast ka takuar edhe skiatorin kosovar Albin Tahiri, i cili po merr pjesë në këto lojëra, dhe ka thënë se vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës, është fitore për shtetin e Kosovës.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës.

Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.

Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë.