Reka komenton Strategjinë si tren ku Mali i Zi ka lokomotivën e Kosova vagonin e fundit

Reka komenton Strategjinë si tren ku Mali i Zi ka lokomotivën e Kosova vagonin e fundit

09 shkurt 2018 22:40

Komisioni Evropian adaptoi strategjinë e re për ‘Një rritje perspektive kredibile, dhe bashkëpunim më i madh i BE-së me Ballkanin Perëndimor’.

Kjo strategji thekson se të gjitha vendet duhet të angazhohen në masë të barabartë, me fjalë e vepra, që të tejkalojmë të kaluarën duke arritur pajtimin dhe zgjedhjen e çështjeve të hapura, sidomos në konflikte për kufijtë, para se të hyjnë në BE.

Është thënë se Ballkani do të integrohet në pako, por ky dokument pothuajse e përcakton një perspektivë të gjithsecilit veç e veç.

Lidhur me këtë eksperti i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka tha në Rtv21 se është idhtar i integrimit të Ballkanit në BE si pako.

“Frigohem se kjo qasje selektive mos ta quajmë preferenciale e Komisionit Evropian për disa shteteve që ato të jenë në si të themi shiritin e parë më të shpejtë të zgjerimit mund të jenë bomerang nesër këto shtete nëse anëtarësohen të parat, sepse mund ta keqpërdorojnë të drejtën e vetos për kundërshtimin e shteteve që vijnë”, tha Reka.

Ai shtoi se dokumenti në fjalë krijon atë që vet BE mundohet ta evitojë me vite.

“Pikërisht Komisioni Evropian duket se me këtë strategji po e inauguron Ballkanin me dy shpejtësi. Me fjalë të tjera po e pikturon një tren në të cilën lokomotivën do e udhëheq Mali i Zi, në vagonin e parë do të jetë Serbia, në të dytin Maqedonia edhe Shqipëria dhe në të tretin Bosnja e Hercegovina dhe Kosova”, tha Reka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme