Arbëri

Afro 700 milionë euro janë eksportet e Shqipërisë në Kosovë për katër vjetët e fundit

Descriptive Text

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë për periudhën 2013-2017 kapin vlerën e 700 milionë eurove. Ndërkohë që eksportet e Kosovës në Shqipëri për të njëjtën periudhë kapin vlerën e 237 milionë eurove. Kështu që, eksportet e Kosovës në Shqipëri janë 295% më të vogla sesa ato të importeve nga Shqipëria, duke krijuar për katër vjetët e fundit një deficit tregtar që shkon në 463 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Vitet më të suksesshme të Shqipërisë për eksportet në Kosovë ka qenë 2015-a dhe 2017-a me nga 156.1 milionë euro secili, ndërsa vitet që kanë shënuar shifra të ulëta të eksporteve kanë qenë viti 2013 me 121.6 milionë euro dhe viti 2016 me 124 milionë euro.

Për Kosovën, viti më i suksesshëm për eksportet në Shqipëri ka qenë viti që sapo lamë pas me 63 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 45% nga viti 2016. Ndërkohë që tre vjetët e tjerë kanë shifra të përafërta të eksporteve në Shqipëri.

Kosova vazhdon të mbetet një ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë për sa u përket eksporteve.

Vlera e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë kalon vlerën e eksporteve të Shqipërisë me vende si Gjermania, Greqia, Spanja, Kina, Maqedonia, Turqia dhe vende të tjera të BE-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)