Veseli: Demarkacioni së shpejti merr epilog, vizita e Markoviqit s’ndihmon asgjë

Veseli: Demarkacioni së shpejti merr epilog, vizita e Markoviqit s’ndihmon asgjë

09 shkurt 2018 20:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, duhet patjetër të ketë konsensus politik.

Ai u shpreh optimist se demarkacioni do të votohet së shpejti, derisa mohon mundësinë që vizita e paralajmëruar e kryeministrit malazez në Kosovë do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

‘Duhet të ketë konsensusin politik”, tha Veseli për televizionin publik.

Sipas tij është e pahijshme mbajtja peng e temave të tilla kaq vjet pas luftës.

“Forcimi i sovranitetit tonë bëhet përmes përcaktimit të kufijve. Çështja e shënimit të kufijve të Kosovës me vendet siç është edhe Mali i Zi duhet të behet të përfundojë sa më shpejt”, tha Veseli.

“Jam tepër optimist se këtë çështje do ta zgjidhim dhe mund ta zgjedhim nëse do të kemi konsensusin e përbashkët”, theksoi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme