Hahn kërkon nga Kosova përmbushjen e detyrimeve ndaj MSA-së

Hahn kërkon nga Kosova përmbushjen e detyrimeve ndaj MSA-së

09 shkurt 2018 15:10

Komisionari Hah kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai këtë kërkesë e ka bërë gjatë një bisede telefonike me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me Komisionarin Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit.

Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

"Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë", theksoi ajo.

Lexoni edhe: Ministrja Hoxha thotë se Kosova plotësoi vetëm 30 % të MSA-së

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme