MPMS dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje në fushën e punësimit

MPMS dhe UNDP nënshkruajnë marrëveshje në fushën e punësimit

09 shkurt 2018 14:49

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshje për zgjerimin e programeve aktive të tregut të punës respektivisht, vetëpunësimit, subvencionimit në punësim dhe trajnimit në punë, për të ofruar mundësi punësimi të qëndrueshëm në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe Koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell.

Qëllimi i këtij programi është punësimi i qëndrueshëm i punëkërkuesve të regjistruar në shërbimin Publik të Punësimit, përmes ofrimit të mundësive për hapjen e bizneseve të reja, përmes programit të vetë-punësimit si dhe të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë, duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në baza afatgjata ne kuadër të programit të subvencionimit të pagës.

Programi do të mbështesë hapjen e bizneseve të reja nga personat e papunë në Kosovë, duke rritur të ardhurat e tyre, përmes krijimit të vendeve të punës si dhe punësimin dhe trajnim direkt të më shumë se 200 punëkërkuesve të papunë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme