Gjatë fundjavës në Kosovë priten reshje shiu e bore

Gjatë fundjavës në Kosovë priten reshje shiu e bore

09 shkurt 2018 13:00

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Si pasojë e depërtimit të këtyre masave të ajrit do të ketë ulje në fushat termike në të dy vlerat ekstremale, gjithashtu pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme