Hoxhaj: Mosnjohja nga pesë vende të BE-së, sfidon agjendën e Kosovës

Hoxhaj: Mosnjohja nga pesë vende të BE-së, sfidon agjendën e Kosovës

09 shkurt 2018 12:34

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat që e shoqëruan shtetndërtimin e vendit tonë.

Hoxhaj tha se është e paimagjinueshme që në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ende janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Agjenda kundër njohjes ndërkombëtare e Kosovës, është agjendë e Rusisë, dhe është absurde që në vitin 2018, shtetet e BE-së të mos kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket Kosovës, përcjell transmetuesi publik.

Kjo mungesë e unitetit brenda BE-së, është reflektuar edhe në pozitën e Kosovës në strategjinë e re të BE-së, për zgjerim në Ballkan. Hoxhaj tha se BE-ja duhet të bëjë më shumë që pesë vendet e mbetura jo-njohëse ta njohin Kosovën dhe ta pranojnë realitetin e ri në Evropë.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj foli edhe në lidhje me kontekstin rajonal dhe pozitën e Kosovës. Tha se Kosova ka ndodhur të jetë fqinje me Serbinë, gjë që i ka vështirësuar shumë procese integruese. Me mbështetjen e Rusisë, Serbia ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, por edhe në shumë organizata të tjera.

“Përvec bllokadave në planin ndërkombëtar, është dëshmuar shumë herë se si Serbia gjithmonë ka gjetur një mënyrë për ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, me qëllim që të shkaktojë destabilitet brenda për brenda vendit”, përfundoi Hoxhaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme