Arbëri

Daçiq viziton shtetin që ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq nesër shkon në në Suriname për një vizitë zyrtare.

Atje, siç njofton FoNet, ai do të bisedojë me për marrëdhëniet bilaterale të këtij shteti me Serbinë.

Më 3 nëntor të vitit të shkuar ishte njoftuar se Suriname ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës zyrtare nga Beogradi, Daçiq do të takohet me zyrtarët më të lartë të këtij vendi.