Arbëri

Vazhdon rritja e çmimit të prodhimeve bujqësore

Descriptive Text

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2017) (2010=100).

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.79%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.41%.

Pra, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.57%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, TM4 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi

Si dhe qasje në të dhënat e detajuara përmes platformës ASKDATA: http://askdata.rks-gov.net/PXËeb/pxëeb/sq/askdata/askdata__Agriculture/?rxid=ea2f2fc5-58f5-4f94-b4bf-0cce37853c8a