Urë 6.7 km nga Kaçaniku deri në Han të Elezit Foto: Ilustrim

Urë 6.7 km nga Kaçaniku deri në Han të Elezit

09 shkurt 2018 11:07

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se në mars do të fillojë ndërtimi i Autostradës për Gjilan.

“Tani po punohet në të gjitha pjesët e Kosovës. Punët po shkojnë mirë në nderimin e Autostradës për Shkup, e cila pritet të përfundojë në fund të vitit. Po ashtu jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të Autostradës për Gjilan. Presim që së shpejti të fillojnë punimet. Për këtë Autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, kështu i tha sot RTK-së Kadriu .

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, bëri me dije se pjesa e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në Kaçanik do të lëshohet në qershor të këtij viti.

“Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri ën Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, transmeton RTK deklaratën e Kadriut.

Kadriu foli edhe për rrugën në Veternik që së fundi një pjesë të murit mbrojtës është rrëzuar. “Do të ketë një riprojektim për të.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme