Letra e kosovarit Enver Hoxhës: Që kur erdha në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje

Letra e kosovarit Enver Hoxhës: Që kur erdha në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje

09 shkurt 2018 10:33

Studiuesi dhe njëherësh ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një letër që i përket një shqiptari me origjinë nga Kosova, i burgosur në kampet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Në letrën e tij, siç shkruan në Gazeta Shqiptare, shqiptari i shkruan diktatorit Enver Hoxha ku tregon se ashtu si shumë kosovarë kanë ardhur në Shqipëri për t’i shpëtuar gjenocidit serb.

Por se me ardhjen e tij në Shqipëri, sërish torturat nëpër burgje e qeli nuk kishin fund.

Letra

I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në NBSH “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu.

Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

Seman, më 15.12.1957

Me nderime

Mark Gjolaj

NBSH “Çlirimi” sektori Seman, Fier

Komentet

Shto koment

Të ngjashme