Arbëri

Sot në Shqipëri, shi në ultësira, borë në zonat malore

Tiranë, 9 shkurt - Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë.

Sipas shërbimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave dhe pjesërisht stuhi në jug të vendit.

Në zonat malore në lindje të vendit do të ketë reshje të dendura dëbore deri në lartësitë 500 metër.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore -1°/6°C

Vendet e ulëta 4°/13°C

Vendet bregdetare 6°/13°C .