Anita Haradinaj reagon për çantën mbi 1500 eurosh

Anita Haradinaj reagon për çantën mbi 1500 eurosh

09 shkurt 2018 09:17

Bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Anita, ka reaguar ndaj raportimit të portalit Koha.net për çmimin mbi 1500 eurosh të çantës së saj të firmës së njohur “Louis Vuitton”.

Koha.net ka raportuar të enjten se çanta të cilën e mbante Haradinaj në ueb-faqen e kompanisë së njohur të modës, kushtonte 1920 dollarë.

Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë nëse çanta është blerë me çmimin e deklaruar në sajtin e kompanisë.

“Jo, se online shiten ma shtrenjtë senet, nëse nuk jeni në dijeni”, ka thënë Anita Haradinaj për kallxo.com.

“Mua më lejohet me tregu që biletën e kam pagu vetë, e ju merruni me çanta. Biletën me ardhë deri këtu e kam pagu vetë. Hiç mos u merr me çantat e mia. Nuk kam ndonjë obligim me thanë (a e kam ble unë çantën). Financat e mia i keni të deklaruara në Agjensinë Kundër Korrupsionit. Mundeni me pa a kam pare me ble një çantë, a s’kam pare”, ka thënë ajo.

Çifti Haradinaj bashkërisht kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, transmeton Koha.net.

© KOHA

Komentet

Njeri09/02/2018 10:06

Online shiten ma lire oj qyqe

Shto koment

Të ngjashme