Ministrja serbe për Integrime evropiane Jadranka Joksimoviq ka deklaruar sot se Strategjia europiane për Ballkanin Perëndimor është moment politik të cilin Serbia nuk duhet ta lërë.
Joksimoviq ka thënë se marrëveshja detyruese – juridike ndërmjet Beogradit e Prishtinës është nënvizuar si urgjente, porse, sipas saj, me “urgjente” kuptohet që dialogu i Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë sa më parë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e deritashme, transmeton Koha.net.
"Pasi që të gjithë të plotësojmë aranzhimet për të cilat është arritura marrëveshja, edhe ne e edhe Prishtina, e pastaj të vazhdohet procesi i kërkimit të zgjidhjes me kompromis, me të cilin ne nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, por do të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme me të cilën do të normalizojmë marrëdhëniet, që t’i mbrojmë interesat tona e t’i bëjmë edhe disa kompromise citon rts të ketë thënë Joksimoviq.
-
8 shkurt 2018 16:37
-
Shpërndaje në: