“Çështjen kombëtare serbe nuk duhet lënë burokratëve të BE-së”

“Çështjen kombëtare serbe nuk duhet lënë burokratëve të BE-së”

06 shkurt 2018 23:07

Zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin e sheh si zgjidhje të çështjes kombëtare serbe.

“Zgjidhja e çështjes kombëtare serbe nuk bën t’iu lihet në duar burokratëve europianë, ka thënë ai.

Vulin ka theksuar kështu duke komentuar rekomandimet e paraqitura në Strategjinë e zgjerimit të BE-së në të cilat, ndër të tjera, theksohet se Serbia duhet ta arrijë marrëveshjen detyruese –juridike me Kosovën, transmeton Koha.net.

Në këto rekomandime, Vulin ka parë “kolizion” të strategjisë në dy qëndrime:

"Nëse duhet të arrijmë marrëveshje detyruese- juridike me dikë që ata nuk e përmendin dhe nuk e shohin si shtet, atëherë vështirë se ky do të jetë detyrim yni", citon tanjug të ketë thënë Vulin.

Ai shton se asgjë që do të bëjmë në hapësirën e Kosovës nuk do të bëhet duke shkuar rrugës sonë për në Europë,ndërsa të gjitha ato që i bëjmë në hapësirën e Kosovës e bëjmë për shkak se mendojmë për të mirën e popullit serb e jo për shkak se ajo i pëlqen burokracisë europiane.

"Zgjidhjen e çështje kombëtare serbe nuk do t’ua lëmë në duar burokratëve europianë", thotë Vulin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme