Arbëri

Zhbllokimi i demarkacionit kërkohet në nenet e marrëveshjes së para tre vjetëve

Një deklaratë e përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi është krejt çfarë po kërkon kryeministri Ramush Haradinaj për t’i dhënë mbështetje versionit aktual të demarkacionit, të cilin sa ishte në opozitë e kundërshtonte me çfarëdo mjeti, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes këtij zotimi, të cilin e kanë përmendur edhe zyrtarë të AAK-së, Kosova dhe Mali i Zi do të pajtoheshin për rishikim të marrëveshjes nëse gjenden fakte të reja. Kjo që po kërkohet ndodhet brenda ligjit dhe marrëveshjes zyrtare, e nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015.

Sipas burimeve të gazetës, ky opsion ka qenë në plan të vihet në tryezën e diskutimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq. Por, ai të martën anuloi vizitën në pamundësi që të aterrojë në Aeroportin e Prishtinës. Vizita do të realizohet javën tjetër.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.