Arbëri

Limaj thotë se Qeveria është përgjegjëse për mosliberalizim të vizave, jo opozita

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria dhe koalicioni qeverisës janë fajtorë për mosliberalizim të vizave për qytetarët e vendit.

Limaj thotë se qeveria është fajtore sepse fillimisht ka pranuar kushtin e BE-së që për liberalizim të vizave të votohet Demarkacioni dhe gabimi tjetër është se ka bërë version të gabuar të Demarkacionit.

Deklaratat nga koalicioni qeverisës se votimi kundër nga opozita po i lë qytetarët të izoluar, sipas Limajt është vlerësim i gabuar dhe qesharak.

“Qeveria është përgjegjëse për mosliberalizim të vizave. Si mund të ndodhë që të akuzohet opozita për një vendim, kur t’i e ke shumicën. Në mesin e 89 deputetëve nuk janë votat për Demarkacion. Ky është argumenti më i fuqishëm se marrëveshja është e dëmshme”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.