Arbëri

Sllovenia ndihmon Kosovën në fushën e Financave

Descriptive Text

Ministri i Financave Bedri Hamza gjendet për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Atjeai është pritur nga ministrja e Financave të Republikës së Sllovenisë Mateja Vraničar Erman dhe me këtë rast u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hamza kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Financave të Sllovenisë në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe administrative, teknologjisë informative, për fillimin e reformës më të madhe në Kosovë deri më tani, e që është bartja e mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit.

Ndërsa, Ministrja e Financave të Republikës së Sllovenisë Mateja Vraničar Erman, bëri të ditur se Kosova dhe Sllovenia, nuk kanë ndonjë temë të hapur në fushën e financave.

Ajo gjithashtu shprehi gatishmërinë e Ministrisë së Financave të Sllovenisë për të mbështetur Kosovën , në implementimin sa më të mirë të reformës së TVSH-së, të cilën reformë Sllovenia e ka filluar së implementuari nga qershori i vitit 2016. Sipas saj, kjo reformë shkon në të mirë të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.