Arbëri

Bie sistemi SIKTK në Komunën e Prishtinës

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Kadastrit, ka njoftuar se sistemi për printimin e certifikatave të pronës SIKTK, si dhe sistemi për printimin e kopjeve të planit “Harta Kadastrale/ Cadastral Map”, nuk është duke punuar.

“SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë ndërsa Harta Kadastrale është sistem në të cilin regjistrohet baza e të dhënave grafike për tokat në Kosovë, e të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Drejtoria e Kadastrit e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të këtij problemi nga ana e Agjencionit Kadastral”, thotë Komuna.

Në fund, Komuna e Prishtinës ka lutur qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencionin Kadastral të Kosovës.